Skip to content

Antiage Therapeutic Plasma Exchange (TPE)

Trajtim revolucionar për jetëgjatësi, rigjenerim qelizor dhe balancë biologjike

Për herë të parë në Shqipëri, Antiage Therapeutic Plasma Exchange (TPE) vjen ekskluzivisht vetëm në Eteris Clinic Day Hospital.

Ky trajtim i avancuar përfaqëson një qasje të re të mjekësisë moderne, të fokusuar jo vetëm në trajtim, por në parandalim, balancë biologjike dhe jetëgjatësi.

Në Eteris Clinic Day Hospital, Antiage Therapeutic Plasma Exchange (TPE) ofrohet si një nga trajtimet më të avancuara të mjekësisë bashkëkohore. Ai vepron drejtpërdrejt në nivel qelizor, duke pastruar plazmën e gjakut nga elementët që lidhen me inflamacionin kronik dhe proceset e përshpejtuara të plakjes.

 

ÇFARË ËSHTË ANTIAGE THERAPEUTIC PLASMA EXCHANGE (TPE)?

Antiage Therapeutic Plasma Exchange (TPE) është një procedurë mjekësore jo-kirurgjikale, gjatë së cilës plazma e gjakut filtrohet dhe zëvendësohet, me qëllim eliminimin e proteinave inflamatore, toksinave qarkulluese, mbetjeve qelizore dhe faktorëve që ndikojnë negativisht në imunitet dhe metabolizëm.

Plazma e pastruar zëvendësohet me albuminë sterile, duke krijuar një mjedis biologjik më të shëndetshëm për trupin.

 

SI FUNKSIONON TPE?

Plazma hiqet përmes një sistemi të kontrolluar mjekësor, qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut rikthehen në organizëm, ndërsa plazma e vjetër zëvendësohet me albuminë dhe solucion fiziologjik.

Ky proces ndihmon në uljen e inflamacionit sistemik dhe aktivizimin e mekanizmave natyralë të rigjenerimit dhe rinovimit qelizor.

 

Kohëzgjatja: 2–4 orë

Procedurë ambulatore, pa shtrim në spital.

 

PËR KË REKOMANDOHET?

Antiage Therapeutic Plasma Exchange (TPE) rekomandohet për persona që:

– kërkojnë antiage nga brenda, jo vetëm estetikë sipërfaqësore

– vuajnë nga lodhje kronike, inflamacion i vazhdueshëm ose imunitet i dobët

– dëshirojnë rritje të energjisë, fokusit mendor dhe vitalitetit

– ndjekin një qasje proaktive dhe parandaluese ndaj shëndetit

– synojnë jetë më të gjatë dhe cilësi më të mirë jete

 

PËRFITIMET KRYESORE

Ulja e inflamacionit kronik

Rritje e energjisë dhe qartësisë mendore

Përmirësim i funksionit imunitar

Mbështetje për shëndetin kardiovaskular

Rigjenerim qelizor dhe ngadalësim i plakjes

Ndjesi e përgjithshme mirëqenieje dhe balance

 

NJË QASJE E RE NDAJ SHËNDETIT

Në Eteris Clinic Day Hospital, kujdesi për shëndetin nuk fokusohet më vetëm te trajtimi i simptomave, por te parandalimi, balanca biologjike dhe jetëgjatësia.